Gjermania me „Semafor“?!

Gjermania me
Gjermania me "Semafor"?!

Gjermania sipas të gjitha gjasave do të ketë në të ardhmen një koalicion „semafor“, të partive me ngjyrat: kuq-e verdhë-e gjelbër (socialdemokratët, liberalët dhe ekologjistët).

Ekologjistët dhe partia liberale FDP kanë vendosur sot që të fillojnë negociatat me Partië Socialdemokrate, SPD, për koalicionin e ri qeverisës në Gjermani. Kjo do të thotë se Gjermania, sipas të gjitha gjasave, në fund të këtyre negociatave do të ketë një kancelar me emrin Olaf Scholz – ministër i tanishëm i Financave.

Cani Travel

Partitë e Unionit CDU/CSU do të shkojnë, sipas të gjitha gjasave, në opozitë. Ato mund të mbeten në pushtet vetëm nëse dështojnë negociatat mes SPD, Të Gjelbërve dhe FDP. Por është pak e besueshme që socialdemokratët do të lëshojnë këtë shans shumë trë mirë që pas 16 vitesh, sërish të kenë një kancelar!