Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka reaguar lidhur me rastin e vrasjes dhe plagosjes së një polici serb në Lloznicë të Serbisë, ku sipas liderëve serbë, është i përfshirë një shqiptar nga Kosova. Ministria e Jashtme thotë se do ta informojë opinion lidhur me këtë rast, ndërsa apelon te mërgimtarët që ta shmangin Serbinë gjatë ardhjes në Kosovë.
Shefi i Zyrës Ndërlidhëse në Beograd thotë se po ndjek nga afër zhvillimet në lidhje me pretendimet e Ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq për një incident në magjistralen afër Loznicës në Serbi, ku pretendon që ka mbetur i vrarë një polic serb dhe i përfshirë në këtë rast, sipas tij, është një shtetas i Republikës së Kosovës.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të mbajë të informuar opinionin publik për këtë rast dhe apelon te mërgimtarët dhe qytetarët e Kosovës që të rrisin kujdesin gjatë kalimit nëpër Serbi dhe sipas vlerësimit të situatës të shmangin lëvizjen përmes territorit serb”, thuhet në reagimin e MPJD-së.