Mynih: Makina përplaset me një grup njerëzish, të paktën 20 të lënduar

Të paktën 20 persona janë lënduar pasi një veturë ka përplasur një grup njerëzish sot në Mynih. Policia njoftoi se është duke u zhvilluar një operacion i madh policor në zonën ku ndodhi incidenti.

Bëhet e ditur se shoferi është ndaluar në vendngjarje, por ende nuk dihet motivi i tij. Në mesin e të lënduarve ka edhe fëmijë.

Cani Travel

Policia njofton se në momentin kur ndodhi përplasja, në vendin e ngjarjes zhvillohej një tubim i sindikatës Verdi.

Nesër në Mynih fillon Konferenca e Sigurisë, ku do të marrin pjesë shumë politikanë nga mbarë bota. Siç u paralajmërua, nënpresidenti i SHBA-së, JD Vance dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky pritet të mbërrijnë sot më vonë në Munih.