Pas sulmit në Mynih: I dyshuari del para gjyqit

Pas sulmit të djeshëm në Mynih, i dyshuari për këtë vepër del sot para gjyqit. Ende kanë mbetur shumë pyetje pa përgjigje për motivin e 24-vjeçarit afgan që dyshohet se e ka bërë sulmin me makinë ndaj një grupi njerëzish, ku janë lënduar 30 persona.

Dje qarkullonin informacione të ndryshme për 24-vjeçarin afgan. Disa informacione për autorin e dyshuar janë korriguar. Ministri i Brendshëm i Bavarisë, Herrmann tha se  sulmuesi i dyshuar nuk është dashur të largohet nga vendi, siç deklaroi ai më parë, por ka pasur leje pune dhe qëndrimi të rregullt në Mynih.

Cani Travel

Mirepo, kjo nuk e ndryshon faktin që sulmuesi 24-vjeçar nga Afganistani dyshohet se ka kryer një sulm jashtëzakonisht të tmerrshëm dhe ka lënduar rëndë me makinë 30 persona, në mesin e të cilëve kishte edhe fëmijë.