Natasha Kandiq: Krerët e Serbisë po i çmendin qytetarët me këtë retorikë helmuese

“Barrikadat në veri të Kosovës duhet të hiqen. Nëse personi që i ka vendosur fizikisht nuk do ta bëjë, atëherë KFOR-i duhet ta bëjë këtë, me mbështetjen politike të presidentit të Serbisë, i cili me këmbëngulje pretendon se nuk e di se kush i ka vendosur”, tha Natasha Kandiq, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare për gazetën “Danas”.

Duke iu përgjigjur thirrjes së kryeministres së Serbisë Ana Brnabiq që organizatat e sektorit civil të flasin për situatën në Kosovë, duke thënë se situata atje është “në prag të konfliktit të armatosur”, Kandiq thotë se Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, kryeministrja dhe kryetari i Kuvendit të Serbisë duhet të ndalen me deklarata dhe veprime jashtë dijes publike, me të cilat inkurajojnë grupet dhe partitë ekstremiste të mblidhen për të shkuar në front“.

Cani Travel

“Mos i çmendni qytetarët, veçanërisht serbët në Kosovë për kthimin e pjesëtarëve të policisë dhe ushtrisë serbe në Kosovë, ndaloni lojërat e rrezikshme politike – largimi nga institucionet e Kosovës, ngrirja e mandateve, persekutimi i serbëve të Kosovës që nuk pajtohen me keqpërdorimet e institucionit të deputetëve. Largimi nga skena publike i drejtorit të zyrës për Kosovën, i cili me retorikën e tij helmuese turpëron çdo qytetar të denjë të Serbisë, do të ndihmonte në qetësimin e situatës. Prioritet është inicimi i një debati ekspertësh për propozimin gjermano-francez për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, pa pjesëmarrjen e “patriotëve politikë”, thekson bashkëbiseduesi ynë.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka obligim, shton ajo, që të nisë pa vonesë procesin e zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara.

“Ai bëri gjëra të mira për të eliminuar diskriminimin e Republikës së Serbisë ndaj shqiptarëve, kishte të drejtë të kërkonte respektimin e simboleve të Kosovës për të gjithë ata që jetojnë në atë vend, por tani le të tregojë se po lufton njëlloj për mirëqenien e serbëve dhe të joshqiptarëve të tjerë”, përfundon Natasha Kandiq.