Ndërroi jetë Pele, lojtari më i mirë i të gjitha kohërave

Legjenda e futbollit brazilian dhe botëror Edson Arantes do Nascimento, i njohur në mbarë botën si Pele, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare. Ai po luftonte me sëmundjen e kancerit që nga viti 2021 dhe muajt e fundit po trajtohej në spital, ku vdiq dje (29.12.2022) i rrethuar nga anëtarët e familjes.

Mbreti brazilian i futbollit është i vetmi që fitoi tre Kupa të Botës dhe konsiderohet ndër futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave. Gjatë një karriere 21-vjeçare si lojtar, ai mahniti tifozët e futbollit duke luajtur për kombëtaren braziliane dhe klubet Santos dhe New York Cosmos. Pas vdekjes së tij, shumë media vlerësojnë se Pele ishte „një person me talent të dhënë nga Zoti, një ndër emrat që do të mbahet përgjithmonë në kujtesë.“

Cani Travel