Zgjedhjet lokale në Kosovë sollën një befasi të dorës së parë: Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka fituar asnjë komunë në raundin e parë, ndënëse vetëm tetë muajsh, në zgjedhjet nacionale, ka fituar mbi 50% të votave. Megjithatë, kjo parti ka siguruar pjesëmarrjen në balotash në shumë komuna.
Shikuar nga rezultatet e pakonfirmuara, balotazhi do të mbahet në 21 komuna. Ndërsa në 17 komuna të tjera është vendosur që në raundin e parë se kush do të jetë kryetar i komunës.
Fituesja më e madhe e zgjedhjeve të djeshme ishte Lista Serbe, e cila ka fituar në nëntë nga 10 komunat me shumicë serbe, ku garonte kjo listë. Fituesja e dytë është Partia Demokratike e Kosovës, e cila ka fituar dje në Skenderaj, Mitrovicë, Ferizaj dhe në Han të Elezit.
E treta për nga numri i komunave të fituara është Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka fituar në Pejë e Lipjan. Ndërsa po aq komuna sa LDK-ja ka fituar edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila arriti ta mbajë pushtetin në Suharekë e Deçan.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur, se shikuar sipas rezultateve të deritanishme, balotazhi do të mbahet në 21 komuna. Në balotazh sipas tyre do të shkojnë të gjitha komunat e mëdha të Kosovë, me përjashtim të Mitrovicës dhe Pejës.
Prishtina, Gjakova, Podujeva…
Një garë shumë interesant është zvilluar në Prishtinë, ku kandidati i LVV Arben Vitia fitoi më së shumti vota, por ishte shumë larg fiores në raund të parë. Ai do të garojë në balotazh me Përparim Ramën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Garë shumë interesante po zhvillohet ende në Gjakovë, ku kandidati i AAK Ardian Gjini ka fituar më së shumti vota, por sipas të gjitha gjasave do të detyrohet të shkojë në balotazh me Mimoza Kusari-Lila.
Balotazh do të ketë edhe në Podujevë, ku momentalisht është duke prirë kandidati i LDK-së, Ekrem Hyseni. I dyti është Shpejtim Bulliqi i LVV.
Prizreni në balotazh
Edhe dy komuna që konsideroheshin si bastione të LDK-së, Fushë Kosova dhe Gjilani, do të shkojnë në balotazh me kandidatët e LVV. E balotazh mes LVV-LDK do të ketë edhe në qytetin e Vitisë.
LVV nuk ka arritur të fitojë as Prizrenin pa balotazh. Në garën e balotazhit, Haskuka i VV do ta përballet me Shaqir Totajn e Partisë Demokratike të Kosovës.
LDK-ja do të jetë në balotazh edhe në komunën e Junikut, ndërsa kundërkandidati i tyre është nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
NISMA Socialdemokrate nuk ka arritur ta fitojë atë që njihej si bastion i saj, Malishevën. Në këtë komunë, NISMA do të jetë në garë me Partinë Demokratike e Kosovës.
Qëndron Kastrati i Partisë Socialdemokrate do ta ketë përballë ish-partinë e tij, Vetëvendosjen në garën për balotazh në Kamenicë.
Balotazh sipas rezultateve të tanishme do të ketë edhe në Obiliq, Viti, Kaçanik, Shtime, Rahovec, Gjakovë, Dragash, Istog, Vushtrri, Drenas, Kllokot dhe Junik.