Në mars fillon procesi kundër ish-krerëve të UÇK?

Në Gjykatën Speciale në Hagë mbahet konferenca përgatitore për gjykim në rastin e ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Ata të katër janë paraqitur edhe fizikisht në këtë seancë paragjyqësore. Ndërsa më heret, në seancat e fundit, ata kryesisht paraqiteshin përmes video-lidhjes direkte.

Në këtë seancë diskutohet edhe data e fillimit të procesit kundër ish-krerëve të UÇK. Prokuroia pohon se është e gatshme për fillimin e procesit në mars, me çka është pajtuar në parim edhe mbrojtja.

Cani Travel

„Ne jemi gati që ky gjykim të fillojë në mars dhe jemi gati të fillojë më 1 mars. E di që mbrojtja propozon një datë në fund të marsit në seancën e fundit. Të jemi të qartë, nuk e kundërshtojmë ne, por duam që gjyqi së paku të fillojë këtë muaj dhe pastaj të kemi prezantimin e provave”, tha Matthew Howling, prokuror nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Ben Emmerson, avokat i Kadri Veselit, tha se s’ka arsye që gjykimi të mos nisë në mars. “Parimisht, nuk ka asnjë arsye që të mos fillojmë më 1 mars”, u shpreh ai, duke theksuar se këta muaj ai dhe kolegët e tij do të kenë punë të vështirë. Edhe avokatët e të akuzuarve të tjerë thonë se duan që gjykimi “të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur”.

Një diskutim është paralajmëruar edhe për mundësinë që të diskutohet gjatë procesit edhe për përgjegjësitë komanduese të të akuzuarve.