Në NRW fillon viti i ri shkollor

Për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në landin Renania Veriore Vestfalia (NRW) nesër më 07.08.2023, fillon viti i ri shkollor. Në landin me më së shumti banorë në Gjermani, viti i ri shkollor fillon sivjet pak më herët se zakonisht. Në bankat e shkollës, nga nesër do të kthehen rreth 2.5 milionë nxënës.

Shkollat në NRW, si dhe në mbarë vendin, po përballen që një kohë të gjatë me mungesë të mësuesve, e disa ekspertë theksojnë madje se kjo është mungesa më e madhe e mësuesve prej 50-vjetësh në Gjermani. Në shkollat ​​publike në NRW aktualisht mungojnë rreth 6.700 mësues.

Cani Travel

Vitit të ri shkolloi i gëzohen me siguri më së shumti fëmijët që sivjet do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Fjala është për rreth 170.000 fëmijë që sivjet nisen në klasën e parë të shkollave në landin Renania Veriore Vestfalia.