Nga sot e tutje mund të ketë kontrolle më serioze në kufijtë gjermanë për shkak të Kampionatit Europian të Futbollit, i cili fillon më 14 qershor në Gjermani.
Policia Federale do të kontrollojë udhëtarët në mënyrë fleksibël dhe në varësi të situatës, njoftoi Ministria e Brendshme. Në këtë mënyrë, duhet të identifikohen dhe të ndalohen kriminelët.
Të gjithë udhëtarët duhet të kenë dokumente të vlefshme udhëtimi.
Kontrollet do të bëhen edhe në kufijtë me Danimarkën, Francën dhe vendet e Beneluksit, ku aktualisht nuk ka kontrolle.