“Virgjëresha Shqiptare” – filmi më i mirë në ‘Noli Film Festival’

Filmi “Virgjëresha Shqiptare” ka fituar çmimin e filmit më të mirë, kurse  aktorja Rina Krasniqi është shpallur aktorja më e mirë me rolin e Luanës në “Noli Film Festival 2024”- Boston.

Filmi “Virgjëresha Shqiptare” i regjisorit Bujar Alimanit, ka fituar çmime në festivale të ndryshme të filmit, si në Varshavë, Belgjikë, dhe në Prishtinë, në PriFest ku ka fituar çmimet kryesore.

Cani Travel

Përveç aktores kryesore Rina Krasniqi, aktorë të tjerë që janë pjesë e filmit janë Nik Xhelilaj, Astrit Kabashi, Gresa Pallaska, Lulzim Zeqja, dhe të tjerë. Filmi është bashkëprodhim i Kosovës, Shqipërisë, Gjermanisë dhe Belgjikës.