Nga 1 janari 2025: Qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës pa viza në  Kosovë 

Nga 1 janari i vitit 2025 ka hyrë në fuqi vendimi për lëvizje pa viza në Kosovë për qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës. Kosova ka hequr njëanshëm regjimin e vizave për qytetarët e BeH-së. 

Një grup i qytetarëve nga Bosnjë-Hercegovina kanë hyrë pa viza në territorin e Kosovës pikërisht më 1 janar, me të kaluar ora 12:00 pas mesnate.

Cani Travel

Grupi është pritur nga zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilia Rexhepi në pikëkalim kufitar. Janë vizitorët e parë nga Bosnja që hyjnë pa viza në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot ka pritur dje delegacionin e qytetarëve boshnjakë dhe shqiptarë nga Bosnja dhe Hercegovina të cilët udhëtuan pa viza, me letërnjoftim për herë të parë në Republikën e Kosovës.