Kombëtarja gjermane ka anuluar stërvitjen pas rastit pozitiv me COVID-19.
Përfaqësuesit e kombëtares gjermane kanë konfirmuar se në radhët e ekipit ka dhe një rast pozitiv me virusin Corona. Diaspora Today merre vesh se lojtari i infektua është qendërmbrojtësi i Bajernit të Mynihut, Niklas Syle. Ai është vaksinuar dy herë, e megjithatë është infektuar. Lojatari ësthë testuar pozitiv, por deri tani nuk ka pasur asnjë simptom
Po ashtu merret vesh se si pasojë e kontakteve me këtë lojtarë, edhe katër të tjerë janë detyruar të futen në karantinë.
Në karatinë janë futur edhe lojtarët Joshua Kimmich, Serge Gnabry, Jamal Musiala dhe Karim Adeyemi. Kohët e fundit në veçanti Kimmich ka qenë në qendër të vëmednjes, pasi që ai ka refuzuar të vaksinohet.
Ekipi gjerman po përgatitet për ndeshjet e ardhshme me Lihtenshtajnin dhe Armeninë. Ndërsa trajneri Hansi Flick ka konfirmuar se katër lojtarët e tjerë janë urdhëruar të futen në karantinë.
Ndeshja me Lihtenshtajnin do të zhvillohet me 11 nëntor, ndërsa ajo kundër Armenisë tri ditë më vonë.