Një i vdekur – shumë zjarrëfikës e policë të plagosur

Shumë policë dhe zjarrëfikës janë plagosur sot në një shpërthim në një ndërtesë në Ratingen të Gjermanisë, në landin Renania Veriore Vestfalia. Forcat speciale kanë hyrë në banesën e një banori dhe e arrestuan atë. Fjala është për një burrë rreth 60 vjeç, tha një zëdhënëse e policisë. 

Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një trup i pajetë. Dhjetë zjarrfikës dhe dy policë u plagosën, disa prej tyre janë në gjendje të rëndë. Ende nuk dihen shkaqet e këtij incidenti.

Cani Travel