Oxfam: Të pasurit po bëhen ehe më të pasur

Lots of cash money. Euros. euro money banknotes. Money Euro background

Grupi kundër varfërisë i orgnaizatës Oxfam International njoftoi se vitin e kaluar numri i miliarderëve në botë është shtuar me 204 miliarderë të rinj dhe se se aktualisht ka 2,769 miliarderë në botë. 

Po ashtu, edhe pasuria e tyre totale është rritur nga 13 trilionë dollarë në 15 trilionë dollarë në vitin 2024. Pasuria e tyre është rritur tre herë më shpejt në vitin 2024, krahasuar me një vit më parë, me rreth 100 milionë dollarë në ditë. 

Cani Travel

Në anën tjetër, 733 milionë njerëz nuk kanë ushqim të mjaftueshëm – rreth 152 milionë më shumë se në vitin 2019.

Në studimin e Oxfam „Takers not Makers“ theksohet se të pasurit janë përfituesit më të mëdhenj të viteve të krizës. Prandaj, kjo organizatë u bëri thirrje qeverive të tatojnë më të pasurit për të reduktuar pabarazinë dhe pasurinë ekstreme dhe për të “çmontuar aristokracinë e re”.