Kosovë: Shënohet 19-vjetori i vdekjes së presidenti Rugova

Sot bëhen 19 vjet nga vdekja e presidentit Ibrahim Rugova. Ai vdiq më 21 janar 2006.

Në 19 vjetorin e vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova, nën organizimin e presidentës së vendit, Vjosa Osmani, do të mbahen një sërë aktivitetesh.

Cani Travel

Presidentja Osmani dhe ambasadorët e akredituar në Republikën e Kosovës kanë bërë homazhe tek varri i presidentit Rugova, në Velani.

Gjatë ditës do të mbahet Akademia Përkujtimore për nder të presidentit Rugova, do të hapet ekspozitë e fotografive të presidentit Rugova, nga fotografi Hazir Reka, e do të ketë edhe shumë manifestime tjera përkujtimore.