Pajtimi është i mundur edhe mes serbëve dhe shqiptarëve, këtë e kanë bërë edhe Franca me Gjermaninë

„Pajtimi është i mundur edhe mes ish-armiqve historikë dhe miqësia franko-gjermane mund të shërbejë si model për pajtimin në Ballkan“, thuhet në një deklaratë të përbashkët të Ambasadës së Gjermanisë dhe asaj të Francës në Kosovë. Këto dy ambasada do të organizojnë më 11 nëntor, në Prishtinë, ditën e përkujtimit të armëpushimit ndërmjet dy vendeve, e cila i dha fund Luftës së Parë Botërore.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se „miqësia e tanishme franko-gjermane dëshmon edhe për vuajtjet e të gjithë popujve të përballur me mizoritë e luftës”.11 nëntori është dita kur çdo vit përkujtohet armëpushimi ndërmjet Francës dhe Gjermanisë, i cili i dha fund Luftës së Parë Botërore në vitin 1918. Me këtë rast edhe në Prishtinë do të mbahet nesër një ceremoni ushtarake në vendin e ushtarëve të rënë në Prishtinë gjatë luftimeve në Frontin Lindor. 

Cani Travel

Gjermania dhe Franca kanë paraqitur kohë më parë një plan për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Detajet e këtij plani nuk janë bërë ende publike për opinionin, por palët në dialog tash e disa muaj janë duke e shqyrtuar atë.