Papa denon djegien e Kuranit

Papa Françesku tha se ishte i zemëruar dhe i neveritur nga lajmi i djegies së librit të shenjtë mysliman, Kuranit. Në një intervistë për gazetën Al Ittihad nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ai e dënoi këtë akt dhe refuzoi të pranonte shpjegimin se djegia e Kuranit ishte një shprehje e lirisë së fjalës.

“Është e nevojshme të respektohet çdo libër që konsiderohet i shenjtë dhe të gjithë ata që besojnë në të. Ndihem i zemëruar dhe i neveritur nga këto veprime. Liria e fjalës nuk duhet të përdoret kurrë si një mjet për të shprehur përbuzjen ndaj të tjerëve”, tha Papa.

Cani Travel

Një burrë grisi dhe dogji një Kuran në kryeqytetin suedez Stokholm javën e kaluar, duke shkaktuar zemërim disa vende, përfshirë Turqinë, mbështetjen e së cilës Suedia ka nevojë për t’u bashkuar me NATO-n.

Policia suedeze ka refuzuar disa kërkesa për të mbajtur demonstrata kundër Kuranit, por gjykatat suedeze kanë refuzuar vendime të tilla policore me arsyetimin se një gjë e tillë shkel të drejtën e lirisë së fjalës.