Thirrje për shtensionim të situatës në Kosovë

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, dhe homologu i tij nga Luksemburgu, Xavier Bettel gjenden në një vizitë dyditore në Beograd dhe Prishtinë. Ata u takuan sot me Presidenten Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e më vonë do të bisedojnë edhe me kryetarin e qeverisë, Albin Kurti në ndërtesën e Qeverisë, ku edhe do të mbajnë konferencë për media.

Rutte dhe Bettel biseduan mbrëmë në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kërkuan nga Serbia dhe Kosova të bëjnë përpjekje për të ulur tensionet që tentojnë ta shtyjnë Ballkanin drejt destabilizimit. Ata theksuan se kjo është shumë e rëndësishme të bëhet sa më shpejt, sidomos kur dihet se Evropa përballet momentalisht me agresionin e Rusisë në Ukrainë.

Cani Travel

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se „Serbia do të bëjë gjithçka që mundet për të ruajtur paqen dhe stabilitetin.“