Papa Françesku është në gjendje kritike shëndetësore, dhe po përballet me pneumoni dhe infeksion të ndërlikuar respirator, njoftoi Selia e Shenjtë.
Papa 88 vjeç, është i hospitalizuar që një javë për shkak të një infeksioni të ndërlikuar në mushkëri. Ati i Shenjtë i është nënshtruar edhe transfuzionit të gjatë, pasi që nga testet që i janë bërë ka rezultuar se ka anemi.
Në buletinin e djeshëm të mjekëve nga Vatikani thuhet se “Papa vazhdon të jetë i vetëdijshëm dhe e ka kaluar ditën ulur në kolltuk, megjithëse në gjendje më të rënduar se një ditë më parë”. Gjendja e tij “mbetet kritike dhe ai ende nuk është jashtë rrezikut”, theksohen në buletinin e mjekëve.