Paris: Debatohet per aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës do të debatojë sot për aplikimin e Kosovës në Këshill të Evropës, përkatësisht për raportin e Dora Bokyannis lidhur me këtë çështje. Pra, sot është një ditë e rëndësishme kur është fjala për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

Rekomandimi pozitiv, Kosovës do t’ia hapë rrugën drejt anëtarësimit në këtë organizatë ndërkombëtare. 

Cani Travel

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, theksoi se pret që sot në Këshillin e Evropës të trajtohet raporti për Kosovën, gjatë mbledhjes Komisionit për politikë dhe demokraci. Ajo theksoi se Kosova i ka kryer detyrat e shtëpisë dhe se në muajt e ardhshëm pritet lëvizje pozitive sa i përket anëtarësimit në Këshillin e Evropës.