Mbrëmë në Gjermani ndërroi jetë shqiptari 33-vjeçar Alfred Visha, i cili u rrëzua 10 ditë më parë nga skela në një kantier ndërtimi në Hamburg të Gjermanisë. Lajmin e konfirmoi daja i tij, Luan Cemenja.
Bëhet e ditur se Alfred Visha, baba i tre fëmijëve, mbeti i plagosur rëndë pas aksidentit në Hamburg të Gjermanisë, ku edhe 4 shqiptarë tjerë humbën jetën.
Visha ndodhej prej 10 ditësh në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Aksidenti i rëndë në punë, ku humbën jetën 5 shtetas te Shqipërisë, ndodhi më 30 tetor 2023 në një kantier ndërtimi në Hafencity të Hamburgut në Gjermani.
Ambasada e Shqipërisë u ka dhën dje përcjelljen e fundit drejt atdheut 4 viktimave të tjera në këtë fatkeqësi.