Në Kuvendin e Shqipërisë mbretëroi edhe sot një situatë kaotike.
Deputetët e opozitës kanë ndezuar tymueset në sallën e parlamentit, e më parë kanë përmbysur karriget, duke e bërë pothuajse të pamundur zhvillimin e seancës plenare.
Kjo ndodhi pas protestës disa-ditore të deputetëve të opozitës, të cilët pretendojnë se Kuvendi është kthyer në një mekanizëm në shërbim të kryeministrit Edi Rama.
Pak ditë më parë, disa deputetë të opozitës hyjnë nga dritaret në Kryesinë e Kuvendit, pas vendimit për përjashtimin e 26 ligjvënësve të opozitës nga Parlamenti.