Përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë

Sot përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, që ka nisur më 5 prill. Siç pritet, rezultatet preliminare të regjistrimit do të publikohen brenda tre muajve.

Deri javën e fundit janë regjistruar 1 milionë e 420 mijë e 148 qytetarë. Nga diaspora janë regjistruar 400 mijë qytetarë.

Cani Travel

Sipas ligjit, çdo banor i Republikës së Kosovës detyrohet, që gjatë Regjistrimit, zyrtarit për regjistrim t`ia ofrojë të gjitha të dhënat e sakta në pyetësorët e Regjistrimit të Popullsisë.

Regjistrimi i fundit i popullsisë është kryer në vitin 2011. Sipas këtij regjistrimi, Kosova kishte mbi 1.7 milionë banorë.