Sipas Observatorit të Futbollit CIES, mesfushori shqiptar, Granit Xhaka është një nga lojtarët më me ndikim në botë në sezonin 2023/24. Ai gjendet në vendin e dytë të listës së CIES, kurse i pari është mesfushori spanjoll të Manchester City, Rodri.
Xhaka ishte futbollisti dominues në sezonin historik të Bayer Leverkusen, që e fituan titullin e kampionit për herë të parë në histori dhe janë në finale të Ligës së Evropës dhe Kupën e Gjermanisë.
Për vlerësime janë marrë në konsideratë paraqitjet e lojtarëve në gjashtë fusha të ndryshme të lojës. Këto janë: duelet, shpërndarja e topit, driblimi, krijimi i rasteve, finalizimi dhe duelet në ajër. Në renditje ndikojnë edhe minutat e luajtura në kampionat dhe rezultatet e ekipit.
Në krahasim me 54 liga të ndryshme në mbarë botën, Xhaka ka vlerën e dytë më të mirë nga të gjithë lojtarët me 92.3. Vetëm Rodri me 98.5 nga Manchester City e kalon mesfushorin shqiptar.