Pjesëmarrës nga diaspora në Festivalin Folklorik në Gjirokastër

Në Gjirokastër filloi mbrëmë Festivali Folklorik Kombëtar për ruajtjen dhe kultivimin e trashëgimisë kombëtare në diasporë dhe veçanërisht tek brezat e rinj. Në këtë manifestim dyditor marrin pjesë artistë dhe grupe nga Gjermania, Greqia, SHBA, Britania e Madhe dhe vende të tjera.

Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, i priti dje në ambientet e Bashkisë grupet e artistëve nga diaspora.

Cani Travel