Policia: Bllokimi i rrugës ka pamundësuar lëvizjen e njerëzve në Merdarë

Policia e Kosovës, sot ka dhënë detaje lidhur me mbylljen për qarkullim të pikës kufitare Kosovë –Serbi, mbrëmë në Merdarë.

Policia e Kosovës, përmes një njoftimi bënë të ditur se bllokimi i është bërë afërsisht në kilometrin e dytë në territorin e Serbisë, nga pika kufitare “Merdare” e cila për shkak të kësaj bllokade është mbyllur për qarkullim.

Cani Travel

Policia ka ftuar qytetarët që tani për tani, të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare për qarkullim.

 “Në orët e vona të mbrëmjes së datës 27.12.2022, bazuar në informacionet e siguruara, nga persona të dyshuar është bllokuar rruga në territorin e Serbisë që e lidhë me Republikën e Kosovës. Një bllokim i tillë i kundërligjshëm ka pamundësuar lëvizjen dhe qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave, andaj ftojmë qytetarët dhe bashkatdhetarët tanë që të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare për qarkullim, duke përjashtuar pikat kufitare “Jarinje”, ”Bernjak” dhe “Merdare”, deri në njoftimin e radhës”, njofton Policia e Kosovës.