Situata në veri të Kosovës po bëhet gjithnjë e më serioze, thonë vëzhguesit në veri të vendit. Serbët kanë vënë edhe dy barrikada të tjera në rrugët në veri, njërën tek mahalla e Boshnjakëve dhe tjetrën më thellë në veri. Autoritetet e Kosovës i kanë denuar këto veprime. Kryeministri Kurti ka kërkuar prej Kforit të hiqen këto brarrikada sa më parë që është e mundur. Në një intervistë për portalin Istraga.ba të Bonjë-Hercegovinës, Kurti tha se Kfori duhet të heqë barrikadat. Por nëse Kfori nuk mundet, apo për ndonjë arsye të poanjohur nuk do, „ne do ta bëjmë këtë“, ka deklaruar Kurti. Kryeministri tha se barrikadat duhet të hiqen brenda disa ditësh. Disa politikanë opozitarë në Kosovë e kanë kritikuar këtë deklaratë. Ndërsa presidenti i Serbisë Vuçiq tha se „ata po bëjnë çdogjë për një zgjidhje komprimisi“. Por ai nuk e ka të qartë „pse qeveria në Prishtinë dhe disa ndërkombëtarë janë kundër barrikadave“, kur „atje lëvizin vetëm serbët!“.
Serbia ka ngritur gatishmërinë luftarake të forcave të veta ushtarake dhe policore dhe ka dërguar trupat në afërsi të kufirit me Kosovën. Deri tani nuk ka ndonjë incident tjetër, por janë parë edhe lëvizje të trupave ndërkombëtare brenda Kosovës. Ndërsa ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla ka mohur informacionet se Kosova ka bërë ngritjen e gatishmërisë së trupave të saj.