Policia gjermane heton fushatën e biletave të avionit të AfD

Policia gjermane ka hapur një hetim penal pasi një degë lokale e partisë së ekstremit të djathtë Alternative pë Gjermaninë (AfD) shpërndau rreth 30.000 bileta avioni false në qytetin jugperëndimor të Karlsruhes për të promovuar „deportimin“.

Broshurat, të krijuara për t’u dukur si kartat klasike të imbarkimit të linjave ajrore, reklamojnë një fluturim me një drejtim nga „Gjermania“ në një „vend të sigurt origjine“ për një pasagjer me emrin „emigrant ilegal“ më 23 shkurt, në datën e zgjedhjeve parlamentare në Gjermani.

Cani Travel

Një zëdhënës i AfD në Karlsruhe konfirmoi se nisma ishte pjesë e fushatës zgjedhore lokale të partisë dhe tha se fletëpalosjet po shpërndaheshin për të gjithë votuesit me të drejtë vote.

(DW)