Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nuk do të ka marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të ri amerikan, Donald Trump, megjithëse ka marrë ftesë për këtë ngjarje të rëndësishme që zhvillohet nesër më 20.01.2025 në Uashington.
Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv, këshilltari për media i Presidentes Osmani, Bekim Kupina.
Ai tha se megjithatë, duke u bazuar në traditën protokollare, shumica e vendeve përfaqësohen në këto ceremoni nga ambasadorët e tyre të akredituar në Washington D.C.
“Duke e vlerësuar këtë ngjarje si një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet në mes Kosovës dhe SHBA-ve, Presidentja ka vendosur ta dërgojë një delegacion të kabinetit të saj, i cili, së bashku me ambasadorin në SHBA, Ilir Dugolli, do ta përfaqësojnë Kosovën në aktivitetet inauguruese të datave 19-21 janar”, tha Kupina për Klankosova.tv.
Më tej, ai tha se presidentja Osmani tashmë ka pasur rastin ta urojë personalisht Presidentin Trump gjatë një bisede të përmbajtjesore që zhvilluan muajin e kaluar të mbajtur në Pallatin Elysee, në Paris.