Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka publikuar në Facebook logon për 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës.
Në faqen e tij në Facebook, Kurti ka shkruar për logon:
„25-vjetori i çlirimit të Kosovës. Frymëzuar nga historia dhe kultura, motivet e ngjyrat që i gjejmë të qëndisura në veshjet tradicionale e të thurura në artizanatet tona, na vijnë të rifreskuara me dizajn modern. Aty shohim profilin e pëllumbit të bardhë që simbolizon paqen e lirinë, si dhe simbolin e shqiponjës dykrenare e vigjilente, që është e ngulitur thellë në historinë e identitetin tonë kombëtar“, shkruan Kurti.