Ish-presidenti amerikan, Donald Trump është dënuar për 34 vepra penale , duke përfshirë edhe falsifikimin e dokumenteve të biznesit.
Kjo është hera e parë në historinë e Shteteve të Bashkuara që një ish-president dënohet për një krim. Pas shpalljes së dënimit, Trump e quajti vendimin një „turp“ dhe sulmoi gjykatësin Merchan, i cili e udhëhoqi rastin.
Gjykata dëgjoi 22 dëshmitarë gjatë gjashtë javëve, duke përfshirë Stormy Daniels, e cila pretendohet se kishte kaluar një “natë seksi” me Trumpin dhe që ishte në qendër të këtij rasti.
Trump u akuzua për fshehjen e një pagese të bërë nga ish-avokati i tij për të blerë heshtjen e ish-yllit të filmit, pak para zgjedhjeve të vitit 2016.
Ish presidenti amerikan ka deklaruar se është i pafajëshëm dhe pretendonte se akuza ishte politikisht e motivuar.
Donald Trump do të dënohet më 11 korrik, katër ditë përpara Konventës Kombëtare Republikane. Ai përballet me dënime që variojnë nga një gjobë deri në katër vjet burg për secilën akuzë, megjithëse pritet që ai të dënohet për veprat njëkohësisht dhe jo në mënyrë të njëpasnjëshme.
Pasi zoti Trump të dënohet, ai mund të kundërshtojë dënimin në gjykatën e apelit dhe ndoshta në gjykatën e lartë të Nju Jorkut. Avokatët e Trump tashmë kanë hedhur bazat për të apeluar, duke kundërshuar akuzat dhe vendimet gjatë procesit gjyqësor penal.