Prezantohen nisma e Shqipërisë „Për shqiptarët në rajon“

Ministri i Jashtëm Igli Hasani, në një konferencë të përbashkët për shtyp me përfaqësues të Këshillit Kombëtar Shqiptar të Luginës së Preshevës dhe universiteteve në Shqipëri, ka prezantuar nismën: „Për shqiptarët në rajon“.
Ministri ka zbuluar se në sajë të kësaj nisme studentët nga Lugina e Preshevës përfitojnë bursa studimi në universitetet shqiptare, gjithsej 30 të tilla, duke filluar nga viti tjetër akademik 2024-2025.

Hasani ka shtuar se studentëve do t’u mundësohet akomodim falas, ndërsa Bashkia e Gjirokastrës ofron mundësi punësimi për studentët gjatë muajve të verës

Cani Travel

“Përzgjedhja e arsimit si fokus kryesor i mbështetjes për Luginën, nuk është e rastësishme. Jemi besimplotë se nga arsimi fillon përpjekja për fuqizimin dhe rivitalizimin e këtij komuniteti. Angazhimi ynë për të mbështetur bashkëkombasit tanë nuk mbaron këtu. Shqipëria ka vullnet të qartë në mbështetjen e tyre përmes nismave konkrete. Vijon puna për binjakëzimin e komunave të Luginës me bashkitë tona, ndërkohë që synohet zgjerimi i projekteve të bashkëpunimit.

Kemi projekte të tjera konkrete në mbështetje të komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës”, ka deklaruar kryediplomati shqiptar.

(BalkanWeb)