Sot dhe nesër në Prishtinë mbahet Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ku do të marrin pjesë 40 personalitete nga shtete të ndryshme të botës. Siç pritet, tema qendrore e ketij takimi do të jetë dhuna seksuale gjatë luftës.
“Në Prishtinë do të mblidhen më shumë se 40 shtete anembanë botës. Liderë, ekspertë, akademikë, gazetarë e përfaqësues te shoqërisë civile. Forumi është një platformë që i dedikohet fuqizimit të zërit të grave“, tha Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një konferencë për media.
Ajo shtoi se gjurmët e krimeve të dhunës seksuale të kryera nga Ushtria dhe Policia Serbe vazhdojnë të rëndojnë ende jetën e qytetarëve tanë, pas gati 25 viteve të pas luftës. Osmani tha se dhimbja e Kosovës është e madhe, pasi gjatë luftës së fundit që janë dhunuara mbi 20 mijë gra nga ana forcave të regjimit gjenocidal të Serbisë.
Këtij forumi do ti drejtohet me një video-adresim të veçantë edhe Hillary Clinton, ish Sekretarja e Shtetit të SHBA-ve.