Kosovë: Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është ndriçuar për Ditën e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Në njoftimin për media të Qeverisë së Kosovës thuhet:

Cani Travel

“Në shënim të Ditës së të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës është ndriçuar me lulen simbolike që përfaqëson të mbijetuarat e të mbijetuarit e këtij krimi lufte.

Vendosja e lules anemonë, në kuadër të fushatës “Bëhu zëri im”, bëhet në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale dhe luftim të stigmës që akoma mbizotëron në shoqëri ndaj dhunës seksuale, të përdorur si armë lufte nga Serbia në Kosovë”, thuhet në njoftim.