Protestat në Serbi: Bllokada 24-orëshe e një nyje kyçe të trafikut në Beograd

Pas grevës së përgjithshme të mbajtur më 24 janar, studentët në Serbi organizojnë sot një aksion të ri – bllokadën 24-orëshe të një prej nyjeve më të rëndësishme të trafikut në Beograd, Autokomandës. 

Studentët presin se gjatë pasditës do t’iu bashkohen edhe qytetarë. Ata paralajmëruan radikalizimin e protestave dhe vazhdimin e luftës për përmbushjen e kërkesave të tyre. Kërkesat kanë të bëjnë, kryesisht, me përcaktimin e përgjegjësisë për tragjedinë në stacionin hekurodhur në Novi Sad, ku humbën jetën 15 persona, si dhe të personave qe përdorën dhunën ndaj stutentëve që protestojnë.

Cani Travel

Motoja kryesore e protestave është „Duart i keni të përgjakura“ që i drejtohet regjimit të presidentit Vuçiq.

Në anën tjetër, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se bllokada e sotme në Beograd është e paligjshme, por se është e rëndësishme që policia të sigurojë të gjithë pjesëmarrësit e bllokadës dhe qytetarët e tjerë.