“KQZ-ja planifikon angazhimin e 414 anëtarëve në Këshillat e Vendvotimit në përfaqësitë diplomatike në 19 shtete”, tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi për Telegraf.
Ai ka shtuar se të gjitha përfaqësitë diplomatike të Kosovës, që do të përfshihen në këtë projekt, do të angazhojnë anëtarët e Këshillave të Vendvotimit, të cilët do të jenë përgjegjës për organizimin dhe mbikëqyrjen e procesit zgjedhor në çdo mision diplomatik.
Votimi në përfaqësitë diplomatike do të organizohet një ditë para ditës së zgjedhjeve në Kosovë, pra më 8 shkurt 2025.
Për zgjedhjet parlamentare në Kosovë janë regjistruar mbi 100 mijë shtetas kosovarë që jetojnë në diasporë.
Gjermania (42.7%) dhe Zvicra (25.9%) janë shtetet prej nga janë regjistruar më së shumti bashkatdhetarë për votime. Mbi 44 mijë votues të regjistruar jetojnë në Gjermani.