Protestat në Serbi: Bllokimi i urave në Novi Sad

Pikërisht tre muaj pas tragjedisë së madhe në stacionin hekurudhor në Novi Sad të Serbisë, sot do të bllokohen të tri urat në këtë qytet. Studentëve vendas që e organizojnë këtë aksion u kanë bashkuar kolegë nga Beogradi, të cilët kanë ardhur në këmbë, si dhe shumë qytetarë.

Ky bllokim organizohet në shenjë proteste, për shkak të shembjes së mbulesës së stacionit hekurudhor të rikonstruktuar, i cili ishte inauguruar dy herë. Në këtë inciden humbën jetën 15 persona.

Cani Travel

Protestat e studentëve dhe qytetarëve kundër politikës së regjimit aktual të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq po mbahen që tre muaj.