Pullat postare në Kosovë me imazhin e xhubletave

Posta e Kosovës lëshoi në qarkullim pullat postare me imazhin e xhubletës shqiptare, e cila është shpallë kohë më parë pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s. Posta e Kosovës sjell imazhin e xhubletës në pulla postare, përmes të cilave, do të promovojë kudo nëpër botë vlerat e trashëgimisë kulturore të shqiptarëve.

Xhubleta shqiptare, e lashtë 4 mijë vjet, është veshje tradicionale e grave në Shqipërinë Veriore, Malësinë e Madhe, Rugovë, Dukagjin dhe trevat shqiptare në Malin e Zi. Ajo cilësohet si një prej kostumeve më të rralla popullore, me disa lloje e karakteristika të prerjes e qepjes, sipas zonave dhe moshave të grave që e vishnin.

Cani Travel