Qeveria e Kosovës ndan 240 mijë euro për librat shkollorë në Luginë të Preshevës

Qeveria e Kosovës, ka vendosur dje për të ndarë 240 mijë euro për librat shkollorë për nxënësit në Luginë të Preshevës.“Qeveria ka ndarë 240 mijë euro për pajisje me tekste shkollore të nxënësve shqiptarë të shkollave fillore në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Kjo ndarje bëhet në bazë të Memorandumit të nënshkruar ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar”, u tha në mbledhjen e qeverisë.

Përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Presheveës mirëpriten këtë vendim të qeverisë, duke theksuar se „Serbia edhe më tej nuk lejon në Luginën e Preshevës asnjë libër shkollor në gjuhën shqipe për rreth 3 mijë nxënësit e shkollave të mesme me plan-programet e reformuara.“

Cani Travel

„Qeveria e Kosovës po dëshmon edhe një herë se është krah për krah me shqiptarët e Luginës së Preshevës, sepse vetëm kështu do të ecim përpara, më të fortë se kurrë!”, ka shkruar në Facebook Ragmi Mustafi nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në Serbi.