Qeveria ndan një miliard euro më shumë për refugjatë

Qeveria e Gjermanisë do të japë këtë vit një miliard euro më shumë për strehimin dhe kujdesin ndaj refugjatëve. Ky është vendimi i mbrëmshëm (10.05.2023) i Samitit Refugjatëve mes kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe shefave të landeve. Në këtë mënyrë, shtetet federale do të mbështeten në lehtësimin e barrës shtesë të komunave të tyre, njofton Diaspora Today.

Ky kompromis u arrit pas një debati të gjatë, ku kishte qëndrime të ndryshme rreth çështjes së financimit të strehimit dhe trajtimit të refugjatëve. Deri më tani këtë vit, qeveria federale ka vënë në dispozicion të landeve 2,75 miliardë euro shtesë. Siç pritet, shpenzimet e përgjithshme për refugjatët në Gjermani, përfshirë edhe strehimin e refugjatëve nga Ukraina, do të jenë 16 miliardë euro.

Cani Travel

Mirëpo, kjo ndihmë e qeverisë së Berlinit për landet nuk është e përhershme, gjë që kërkuan shefat e landeve. Për këtë do të vendoset në nëntor, kur mbahet mledhja e radhës së kancelarit me kryeministrat e landeve.