ESC: Sonte nata vendimtare për Albinën dhe „Duje“

Sonte (11.05.2023) mbahet gjysmëfinalja e dytë e Eurovisionit në Liverpool të Britanisë së Madhe, ku do të prezantohet edhe Shqipëria. Albina Kelmendi dhe Familja përfaqësojnë Shqipërinë në këtë festival me këngën “Duje”, si fituese të edicionit të 61-të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.Albina është e 14-ta në radhë nga lista e interpretuesve që do të performojnë sontë në Liverpool.

Albina Kelmendi deklaroi se është krenare që e përfaqëson Shqipërinë në këtë Eurovisoon. „Votoni këngën “Duje”, na mbështetni sepse vetëm nuk mund t’ia dalim. Unë jam e bindur se ne do të arrijmë në finale sepse kemi dëgjuar që na kanë vlerësuar shumë. Jemi të gjithë të emocionuar secili në mënyrën e tij por gjithsesi emocione pozitive. Shpresojmë të bëjmë krenar të gjithë shqiptarët” tha Albina.

Cani Travel