Banka Qendore e Kosovës (BQK) ka bërë të ditur se këtë vit për peridhën janar-maj janë rritur remitencat në raport me vitin e kaluar.
Sipas këtyre të dhënave, mërgata e Kosovës ka dërguar 514 milionë euro ndihma në vendlindje në pesë muajt e parë 2024! Ky është një rekord i ri, sepse në pesëmujorin e parë të vitit 2023, remitencat ishin 511 milionë euro.