Në Gjermani është shënuar një rënie e ndjeshme e inflacionit në fillim të vitit. Inflacioni në janar ka qenë shumë më i ulët sesa është parashikuar.
Sipas Zyrës Federale të Statistikave, çmimet e konsumit në janar u rritën vetëm 2,9 për qind në krahasim me dhjetorin 2023. Kjo është vlera më e ulët që nga qershori 2021. Në fund të vitit të kaluar, norma e inflacionit ishte 3,7 për qind.
Çmimet më të ulëta të energjisë ndikuan në rëinen e inflacionit. Ndërkohë, çmimet e ushqimeve vazhdojnë të rriten.
Ekonomistët presin një rënie të mëtejshme të inflacionit në Gjermani.