Në Spreitenbach të Kantonit Aargau (Zvicër) u hap ditë më parë ekspozita e 17 piktorëve e skulptorëve shqiptarë. Është ky një rast i mirë për promovimin e kulturës dhe identitetit shqiptar, dhe prezantin e traditës dhe vlerave kulturore të vendeve të origjinës.
Në hapjen e ekspozitës ishin të pranishëm, kryetari i komunës Spreitenbach, Markus Mötteli dhe nënkryetarja, njëherësh përgjegjëse për kulturë e komunës, Doris Schmid.
Në hapje mori pjesë dhe Ambasadori i RSh-së në Bernë, Mustafa Nano, i shoqëruar nga Sekretari i Parë, Valon Gashi, Sekretarja e Parë e Ambasadës së Republikës së Kosovës, Shukrije Ramadani, Konsulli i Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, konsulli i Kosovës në Gjenevë, z. Rexhep Bajraktari etj.
Ekspozita e 17 artistëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës do të jetë e hapur deri më 1.03.2024.