Riker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për Trumpin

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, deklaroi për RTK se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, megjithë rëndësinë e tij, nuk beson se do të jetë prioritet për administratën e re të Donald Trumpit.

Fokusimi i SHBA do të jetë siguria dhe prosperiteti, së bashku me mbështetje për integrimin euroatlantik të Ballkanit Perëndimor, theksoi ai. Sipas Riker, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka sjellë marrëveshje të mira, por zbatimi i tyre ende mbetet një sfidë e madhe.

Cani Travel

“Nuk mendoj se çështja e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të jetë në krye të agjendës së administratës amerikane. Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përpiqen të ndihmojnë vendet e Ballkanit Perëndimor të kapërcejnë problemet e së kaluarës dhe të gjejnë një rrugë për një të ardhme më të mirë për qytetarët e tyre”, thekson Riker në RTK