Rritet papunësia në Gjermani

Numri i të papunëve në Gjermani u rrit në gusht në 2.696 milionë. Kjo ishte 79,000 më shumë se në korrik dhe 148,000 më shumë se një vit më parë, njofton Agjencia Federale e Punësimit. Norma e papunësisë u rrit me 0.1 pikë në 5.8 për qind.

“Pushimet verore dhe ekonomia e dobët po lënë gjurmë në tregun e punës”, tha kryetarja e Agjencisë Federale të Punësimit, Andrea Nahles. Megjithatë, ajo konsideron se gjendja në tregun gjerman të punës është ende solide.