Rritje dramatike e infektimeve në Gjermani

Në Gjermani janë rritur ditët e fundit shifrat e infektimeve në mënyre dramatike. Dy ditë ne radhë, të enjten me 4 nëntor dhe të premten janë shënuar shifra rekorde të infektimeve.

Të enjten kishte 33.949 të infektuar brenda 24 orësh, që ishte shfra më e lartë porej fillimit të pandemisë, në mars të vitit 2020. Ndërsa vetëm një ditë më vonë, të premten, u arrit shifra tjetër rekorde e infektimeve me 37.120 të infektuar brenda 24 orësh.

Cani Travel

Incidenca e të infektuarve në 100.000 banorë brenda një jave është rritur ndërkohë në mbi 170, e vetëm dy javë më parë ajo ishte rreth 100. Në disa lande, si në Saksoni dhe Tyringji janë shënuar rritje në mbi 300 të infektuar në 100.000 banorë brenda një jave, që ka rezultuar me kufizime të reja.

Në Saksoni janë futur masat 2G, që do të thotë se në restorante, në manifestime me mbi 25 persona dhe në objekte të mbyllura kulutrore apo sportive mund të futen vetëm personat e vaksinuar apo të shëruar në gjashtë muajt e fundit.

Gjendja në spitalet e Gjermanisë është ende nën kontroll, por shumë spitale bëjnë të ditur se janë mbushur të gjitha kapacitetet në repartet për trajtime intensive. Në shumë spitale po shtyhen madje edhe operacionet dhe ndërhyrjet tjera jo urgjente.

Në dy ditët e kaluara janë shënuar edhe rritje të shifrave të të vdekurve. Numri i përgjithshëm i vdekjeve prej fillimit të pandemisë në Gjermani ka kaluar shifrën prej 96.400, ndërsja në përmasat botërore kanë vdekur nga virusi Corona mbi pesë milionë njerëz.

Autoritetet gjermane kanë vendosur ndërkohë të ndërmarrin edhe disa masa. Ministrat e shëndetësisë kanë rënë dakord të premten që për të gjithë personat mbi 12 vjeç të ofrohet mundësia e „booster“, pra rifreskimit të vakinës. Vaksinën e tretë mund ta marrin të gjithë personat që janë vaksinuar para më shumë se gjashtë muajsh.

Por vaksina e tretë në veçanti rekomandohet për personat mbi 70 vjeç, për personat me imunitet të dobësuar, ata që janë të vaksinuar një herë me vaksinën Jonston, si dhe personat që punojnë në spitale dhe në shërbimin e përkujdesjes pët të moshuarit.

Në Gjermani janë vaksinuar deri tani tërësisht mbi 67% e popullatës, por ekspertët dhje autoritetet janë të pakënaqura me këto shifra.