Sarajevë: Norika Sefa fion çmimin për dokumentarin më të mirë të shkurtër 

Filmi i shkurtër dokumentar “Si e verdhë e sëmurë” nga regjisorja Norika Sefa ka fituar çmimin për dokumentarin më të mirë të shkurtër në Festivalin e Filmit të Sarajevës. Filmi, i cili ka mbledhur një sërë çmimesh në festivale të ndryshme, vazhdon të impresionojë publikun dhe juritë anembanë botës.

Juria e Festivalit të Sarajevës e përbërë nga Mandy Chang, Marek Hovorka dhe Wang Xiaoshuai, ndau vetëm katër çmime nga gjithsej 21 filma në kategorinë e dokumentarëve. “Si e verdhë e sëmurë” shquhet mes këtyre filmave për qasjen e saj unike dhe artistike.

Cani Travel

Filmi është një zhytje e thellë në kujtesën e Norës, ku realitetet shkrihen dhe vijat mes të keqes dhe të bukurës ndërthuren për të formuar diçka të re dhe të papritur. “Si e verdhë e sëmurë” është një pasqyrë e fuqishme dhe e ndjeshme, që eksploron përvojat dhe ndjenjat në një mënyrë vizualisht tërheqëse dhe mendjemprehtë.

Ky dokumentar është realizuar me mbështetjen e Qendrës Kinematografike të Kosovës (QKK) dhe prodhuar nga shtëpia filmike CMB.

Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti i ka uruar Norikës dhe gjithë ekipit të prodhimit „për këtë çmim kulmor dhe fitore shumë domethënëse!“

„Filmi i Norikës triumfoi me tregimin që rrjedh nga arkivat filmike të familjes së saj të ndërlidhura për të zbërthyer një kohë dhe një vend që flet sa për një popull dhe një epokë“, ka shkruar Kurti në Facebook.