Me rastin e shënimit të 110-vjetorit të pavarësisë Shqipërisë,në Tiranë sot (27.11.2022) mbahet mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë. Deputetëve do t’u drejtohen kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca. Fjalë rasti do të kenë edhe dy shefat qeveritar nga Kosova e Shqipëria, Albin Kurti dhe Edi Rama.
Mbledhja e përbashkët filloi me intonimin e himnit të Kosovës, e pastaj u interpretua edhe himni i Shqipërisë.